Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, personi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Kërcënoi një prokuror përmes rrjeteve sociale, personi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Më: 29 dhjetor 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një kosovar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

I njëjti u arrestua nën dyshimin se ka kanosur një viktimë, përkatësisht një prokuror të shtetit, përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, i cili u arrestua pas një hetimi të zhvilluar, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Autoritetet kanë nisur procedurat ligjore kundër tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat