Sekuestrohen dy armë në fshatin Llugë të Podujevës

Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë në fshatin Llugë të Podujevës

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 06:23
Foto ilustrim

Hetuesit e stacionit policor të Podujevës kanë sekuestruar dy armë zjarri  dhe municion, në fshatin Llugë të Podujevës.

Kështu njoftoi të dielën në mbrëmje Policia e Rajonit të Prishtinës.

“Operacioni policor është ndërmarrë nga ana e hetuesve, të cilët kanë identifikuar lokacionin dhe personin e mitur, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar (familjar i të miturit) është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat