Një diskotekë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
I njëjti bëri të ditur se përveç dëmeve të shumta materiale, nuk ka të lënduar.
“Sot në mëngjes me datë 30.12.2024, në ora 05:00 është raportuar se në rrugën “Transiti i ri” në Prizren e ka kapluar zjarri një diskotekë. Dëmi material është shumë i madh por të lënduar nuk ka”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se policia dhe zjarrfikësit kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Pasi që të shuhet zjarri do të bëhet edhe ekzaminimi i vendit nga forenzika dhe ekspertët e zjarrit”, tha Bytyqi.