Një pasagjerit në aeroportin e Prishtinës i sekuestrohen 81 boksa me cigare

Kronikë e zezë

Një pasagjerit në aeroportin e Prishtinës i sekuestrohen 81 boksa me cigare

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dje në aeroportin e Prishtinës gjatë kontrollit të një valixhes janë gjetur 81 boksa me cigare.

Policia njofton se cigaret janë sekuestruar nga Dogana.

“Prishtinë, Aeroporti ANP. Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes  në prezencën e zyrtareve  doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro.

Pas kontrollit te mëtejm dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit  i janë gjet gjithsejtë 81 boksa  cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat