Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në rrugën Remzi Ademaj në Prizren, janë arrestuar katër persona.
Kjo pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.