Shtiu me armë zjarri, 42-vjeçarit në Shtime i hapet rast në polici

Kronikë e zezë

Shtiu me armë zjarri, 42-vjeçarit në Shtime i hapet rast në polici

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Ndaj një 42-vjeçari policia në Shtime ka hapur rast sot, pasi ai ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri të premten.

Në njoftim thuhet se policia pranuar një informatë se në fshatin Reçak të Shtimes një person kishte kryer veprën e lartcekur.

“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. H (M/K), i moshës 42 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 27.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”, shkruan tutje aty.

I dyshuari u lirua me procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit, ndërsa arma u sekuestrua si provë materiale.

Ndaj 42-vjeçarit është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” &”Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, bëri të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat