Një 42-vjeçar e ka pranuar se ka përdorë armën e zjarrit në Reçak të Shtimës.
I njëjti e ka dorëzuar armën në polici.
Ndaj tij është iniciuar rast.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datën 30.12.2024 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Reçak të Shtimes një person kishte shtënë me armë zjarri.
Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin M. H (M/K), i moshës 42 vjeçar, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 27.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë).
Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.