Të hënën rreth orës 18:35 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident mes një veturë dhe një biçiklete.
Si pasojë e lëndimeve të rëndë ka humbur jetën në vendngjarje 65-vjeçari.
Sipas njoftimit të një familjari të tij, ai ishte duke u kthyer pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami.
“Pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami, derisa ishte me bicikletën e tij që e shoqëronte çdo here, u godit për vdekje nga një veturë”, ka thënë familjari.
Rasti e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.
Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti