Detaje rrëqethëse të 65-vjeçarit që u godit për vdekje në Mitrovicë: Pasi përfundoi...

Kronikë e zezë

Detaje rrëqethëse të 65-vjeçarit që u godit për vdekje në Mitrovicë: Pasi përfundoi...

Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 18:35 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident mes një veturë dhe një biçiklete.

Si pasojë e lëndimeve të rëndë ka humbur jetën në vendngjarje 65-vjeçari.

Sipas njoftimit të një familjari të tij, ai ishte duke u kthyer pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami.

“Pasi përfundoi namazin e jacisë në xhami, derisa ishte me bicikletën e tij që e shoqëronte çdo here, u godit për vdekje nga një veturë”, ka thënë familjari.

Rasti e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën  ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar   aksident trafiku me pasojë fataliteti,   në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biciklist viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçar.

Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, ka thënë Zahiti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat