Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku në orët e vona të kësaj të hëne, ku gjet i masakruar dhe i pajetë në banesën e tij një i moshuar.
Viktima është identifikuar si 82-vjeçari Paulin Gina, i cili sipas të dhënave paraprake ka shenja plagësh thike në fytyrë.
Paraprakisht deklarohet se ka i moshuari jetonte i vetëm, pasi të afërmit e tij ndodheshin jashtë vendit, në Itali.
Ka qenë familja e viktimës që ka ngritur alarmin, pasi nuk ka arritur të kontaktojë me të nëpërmjet telefonit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.