Një rast i rëndë ka ndodh sot në orë e mbrëmjes në Shipol të Mitrovicës, ku një 15 vjeçar e ka goditur për vdekje një 65 vjeçar që ishte duke drejtuar biçikletën e tij,.
15 vjeçari në momentin fatal ishte duke drejtuar një BMW X5, ku për pasojë e ka lënë të vdekur çiklistin Muhamet Azemi, që bashkëvendasit e tij i referohen si Baci Met.
Për pasojë policia e ka arrestuar të miturin me inicialet O.A.. Pas intervistimit të tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit 15 vjeçari është dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti”.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar i moshës 65 vjeçar”, tha Zahiti.
Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.