Policia në Ferizaj ka arrestuar një person pasi raportohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor,.
Ndërsa nga i dyshuari, në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë me 43 fishekë, një armë pistoletë pneumatike (me sfera) dhe tre fishekë të armës me gas.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.