Përfshihet nga zjarri një klub nate në Prizren

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një klub nate në Prizren

Më: 31 dhjetor 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një klub nate në Prizren.

Nga ky incident nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale.

“Transiti i Ri, Prizren / 30.12.2024 – 05:05. Raportohet se është përfshirë nga zjarri një objekt klub nate.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat