Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Podujevë, si pasojë e të cilit janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas pamjeve, shihet se në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur njësitet policore dhe ambulanca.
Aktualisht nuk dihet saktësisht nëse ka të lënduar dhe si është gjendja e tyre.
Media ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të përgjigjes.