Policia me detaje për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë

Kronikë e zezë

Policia me detaje për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë

Më: 1 janar 2025 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, të martën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të lënduar janë dy persona, dhe njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 31.12.2024-21:30. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknikë në një pikë-shitje në trotuar dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pikë-shitjeje.

Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren dhe më pas njëri prej të lënduarve për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat