I dëmtohet vetura një gruaje në Ferizaj nga “një plumb qorr”

Kronikë e zezë

I dëmtohet vetura një gruaje në Ferizaj nga “një plumb qorr”

Më: 1 janar 2025 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ i është dëmtuar vetura.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj, më 01.01.2025-00:07.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga një ‘plumb qorr’ i është dëmtuar vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një plumb”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat