MPB njofton se ka ndaluar dy persona në Shkup, për shkak se janë kapur me mjete piroteknike.
“Me datë 31.12.2024, zyrtarë policorë nga Njësiti për Tregti Ilegale në kuadër të SPB Shkup në fshatin Hasanbeg e kanë ndaluar Xh.A (29) nga fshati Hasanbeg dhe L.A. (33) nga Shkupi.
Tek Xh.A. është gjetur një tezgë e improvizuar 8598 mjete piroteknike, ndërsa tek L.A. 4641 mjete piroteknike.
Pas dokumentimit të rasteve do të ngriten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.