Mësohet se një prej mjeteve të përfshira në aksident, me targa greke, po udhëtonte drejt Bilishtit, ndërsa mjeti tjetër, tip “Benz”, po kthehej në Korçë.
Përplasja dyshohet të ketë qenë kokë më kokë, çka ka sjellë humbjen e jetës së një shtetase greke me inicialet Z.K., e cila ka humbur jetën në vend, ndersa personi tjetër u dërgua në spitalin e Korçës.
Ekipet e emergjencës po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës nga automjeti i dëmtuar rëndë.
Ndërkohë, një person tjetër i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.