Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar gjashtë persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë dhe Prizren.
Në Prishtinë të martën në lagjen “Ulpiana e re” thuhet se pas raportimit për disa të shtëna ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja.
Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa, në Prizren janë arrestuar dy persona të mërkurën nën dyshimin se gjatë ndërrimit të mot-moteve dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në ajër.
Në raportin e policisë thuhet se është sekuestruar një pistoletë pa municion. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.