Tentim vrasje në Graqanicë, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Graqanicë, dy të lënduar

Më: 2 janar 2025 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Dy burra janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një sulmi fizik që dyshohet të jetë kryer me thikë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 1 janar rreth orës 03:50 të mëngjesit, ndërsa autorët e sulmit mbeten ende të paidentifikuar.

Njësitet relevante policore janë duke hetuar rastin për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar të dyshuarit. 

“Dy viktima meshkuj kosovarë janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht (dyshohet me thikë) nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat