Personi në foto 39-vjeçari Fation Janina, autori i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.
Policia e Durrësit ka siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.
82-vjeçari u godit për vdekje me thikë dhe çekiç nga Fation Janina pasditen e datës 30 Dhjetor.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 39-vjeçarin Fatjon Janina, i cili dyshohet se masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar Paulin Gina.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 13 të qytetit, mbrëmjen e së hënës 30 Dhjetor.
Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.
Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.