Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poslishtë në Prizren, ku një person u ther me thikë pas një konflikti verbal.
Incidenti u raportua menjëherë në Polici dhe tashmë një person i dyshuar ka përfunduar në pranga.
Sinjali ka mësuar se viktima është dërguar për 5trajtim mjekësor, ndërkaq akoma nuk dihet motivi dhe rrethanat e rastit.
Personi që u arrestua është shoqëruar në stacion policor dhe sipas informacioneve që ka media, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij.