Një incident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poslishtë të Prizrenit, ku një person i moshës madhore është therur me thikë nga një person rreth moshës 18-vjeçare. Viktima po trajtohet në emergjencën e Spitalit të Prizrenit, ndërkaq rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Policia.
Sinjali mëson se viktima e këtij incidenti është një 44-vjeçar, i cili është therur me thikë në krahëror nga i dyshuari rreth 18-vjeçar, pas një mosmarrveshjeje që kanë pasur.
Për incidentin janë njoftuar njësitet policore, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
Lajmin për median e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Prizrenit dhe kanë njoftuar se tashmë dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast.
Ndërkaq, mjekët e spitalit rajonal të Prizrenit kanë bërë të ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.