Momente paniku janë shënuar mbrëmjen e 1 janarit pak pas mesnate në sallën e një club-i në Tiranë.
Gjatë kohës që në skenë interpretonte Stresi, është qëlluar 2 herë me pistoletë nga një person, pa dëme por ka krijuar panik në njerëz. Ata që kanë qenë afër e kanë goditur autorin me grushta e gota për ta neutralizuar, ndërsa më pas është larguar.
Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.
Sipas policisë, u shoqëruan dhe pyetën në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen shumë shtetas të cilët dhanë deklaratën e tyre në lidhje me ngjarjen.