Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2025 rreth orës 23:00, në Prishtinë.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.