Rrahu gruan në Prishtinë, i dyshuari arratiset

Kronikë e zezë

Rrahu gruan në Prishtinë, i dyshuari arratiset

Më: 3 janar 2025 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 01.01.2025 rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

“Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat