Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë.
Kjo, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka konfiskuar një pushkë automatike, 18 fishekë dhe 7 gëzhoja në vendin e ngjarjes.
I dyshuari, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.