Dy të lënduar nga aksidenti në Klinë, njëri dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Dy të lënduar nga aksidenti në Klinë, njëri dërgohet në QKUK

Më: 3 janar 2025 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Progragjë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se njëri nga të lënduarit po trajtohet në QKUK.

“Sot rreth orës 12:45, policia është njoftuar se në fshatin Pogragjë-Klinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”.

“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat