I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjeku jep detaje për gjendjen e tij
Këtë të premte një person është plagosur në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë si shkak i plagosjes nga arma e zjarrit, teksa drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolegci, ka thënë se “në minutën e fundit arritëm të ia shpëtojmë jetën”.
“Nga plagosja, viktima ka pësuar shok hemorragjik, ku ka humbur edhe sasi të madhe të gjakut. Viktima është plagosur në anën e majtë të torkasit, ku kirurgu dhe drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci dhe Bedri Osmani bashkë me ekipin kujdestar e kanë kryer intervenimin dhe kemi arritur ta shpëtojmë dhe stabilizojmë”, tha Kolgeci.
Më tej, Kolgeci tha se i plagosuri, pas operimit është dërguar për trajtim të mëtejmë në Klinkën e Anestezionit me Mjekim Intensiv.
Plagosja me armë zjarri në Prishtinë, policia me detaje të reja
Një person është plagosur në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Më tej, ai tha se policia ka identifikuar një të dyshuar dhe dy vetura që janë përfshirë në rast.
“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.
Zbulohet emri i të riut që u qëllua me armë zjarri sonte në Prishtinë
Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur.
Media merr vesh se viktima u qëllua në shpinë dhe se bëhet fjalë për Fatlum Jetullahu – i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.
Po ashtu, mësohet se personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.
Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.
Personi që u plagos në Dragodan u gjuajt me dy plumba
Dragodani u trazua mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Ferid Curri”. Personi që dyshohet se ishte cak i të dyshuarit u qëllua dhe për pasojë mbeti i plagosur.
Media merr vesh se viktima u qëllua në shpinë dhe se bëhet fjalë për Fatlum Jetullahu – i cili u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia.
Gjithashtu, mësohet se personi që po dyshohet se e gjuajti me armë viktimën është identifikuar si Shkodran Humolli.
Motivet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ky incident i rëndë në kryeqytet janë akoma të paqarta, teksa tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitë përkatëse policore.
Viktima që u plagos me armë zjarri ka marrë ndihmën mjekësore tashmë në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se ka pësuar plagë në shpinë, thonë të njëjtat burime.
Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri u qëllua me dy plumba në pjesën e shpinës dhe se u gjet i shtrirë në rrugë nga Policia – pak metra më larg një veture të braktisur.
Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
Plagoset një person në Dragodan të Prishtinës
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Dragodan të Prishtinës.
Viktima është plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri.
Për gjendjen e viktimës detaje për mediat vendore ka dhënë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.
“Është duke u trajtuar nga specialistët në intensivë, nuk mund te japim për momentin asnjë informacion tjetër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, aktualisht njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes.