Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen Dardania të kryeqytetit.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka deklaruar se rreth orës 20:45, janë njoftuar se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç”, ka njoftuar Borovci.
Dyshimet e para sipas policisë janë për një vetëvrasje, por që hetimet do të vazhdojnë.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci.