Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi të premtën në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për plagosjen që ndodhi të premtën në Prishtinë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person u plagos me armë zjarri.

Në njoftim thuhet se i dyshuari ende është në kërkim nga policia.

“Rr. Mine Peza, Prishtinë 03.01.2025 – 18:30. Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se rasti  vazhdon të jetë nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat