Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të premtën në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se një vajzë ka rrahur nënën dhe motrën e saj.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe motrës së saj. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë”, bëhet e ditur në njoftim.
Rasti është nën hetime.