Një i mitur në Deçan ka vjedhur 9 mijë euro në shtëpinë e gjyshes së tij, ku 4 mijë nga to do t’i jepte për të blerë dy armë.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë thuhet se të dyshuarit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.
“4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë”, thuhet mes tjerash në njoftim
Njoftimi i plotë:
Fsh. Lebushë, Deçan 02.01.2025 – NN. Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, ka vjedhur në shtëpinë e gjyshes së tij 9000 euro para të gatshme. 4000 euro nga parat e vjedhura i dyshuari ia kishte dhënë dy të dyshuarve të mitur meshkuj kosovarë për t’i blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë. Armët e lartcekura janë konfiskuar. Ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime.