Një i mitur hedh mjet piroteknik drejt karabinierëve në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Një i mitur hedh mjet piroteknik drejt karabinierëve në Mitrovicë

Më: 4 janar 2025 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Policia e ka marrë për intervistim një të mitur në jug të Mitrovicës pasi dyshohet se ai hodhi mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it të Bulevardi “Isa Boletini”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetim.

“Raportohet se i dyshuari i mitur mashkull kosovar, kishte hedhur një mjet piroteknikë në drejtim të automjetit të KFOR-it (karabinierëve). Policia ka arritur që ta ndalojë të dyshuarin dhe e ka sjellë për intervistim në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, njoftoi Policia në raportin ditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat