Si ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Lipjan–Shtime, ku vdiq një person e një tjetër u lëndua?

Kronikë e zezë

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në rrugën Lipjan–Shtime, ku vdiq një person e një tjetër u lëndua?

Më: 4 janar 2025 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Rruga u bllokua.

E qarkullimi në atë pjesë u vështirësua.

Kjo pas aksidentit që ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën Lipjan – Shtime, e ku i vdekur mbeti një person.

Në të u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi tjetër i lënduar është dërguar në QKUK për trajtimim të mëtutjeshëm.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Arsyet se si ndodhi ky aksident ende nuk dihen.

Si pasojë e këtij aksidenti u krijuan kolona të gjata automjetesh në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat