Rruga u bllokua.
E qarkullimi në atë pjesë u vështirësua.
Kjo pas aksidentit që ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën Lipjan – Shtime, e ku i vdekur mbeti një person.
Në të u përfshinë një kamion dhe dy vetura.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi tjetër i lënduar është dërguar në QKUK për trajtimim të mëtutjeshëm.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Arsyet se si ndodhi ky aksident ende nuk dihen.
Si pasojë e këtij aksidenti u krijuan kolona të gjata automjetesh në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.