Një shtetase e huaj ka informuar se një person i panjohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në raportin e policisë thuhet se ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër shtetase e huaj ka informuar se një person i pa njohur nën kërcënim të thikës i ka grabitur paratë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.