​Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

​Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës

Më: 6 janar 2025 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e një personi janë gjetur 50 fishekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku ka bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar municioni.

“Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishek.

Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat