Djali e kërcënon me vrasje nënën, 55-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë

Kronikë e zezë

Djali e kërcënon me vrasje nënën, 55-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë

Më: 6 janar 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në Mitrovicë, ku një 24-vjçar, përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat