Pejë: Dyshohet se një person u plagos aksidentalisht

Kronikë e zezë

Pejë: Dyshohet se një person u plagos aksidentalisht

Më: 6 janar 2025 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 2:20 të mëngjesit në Haxhaj të Rugovës në Pejë.

Dyshohet se atje është plagosur aksidentalisht një person.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, teksa më vonë policia pritet të jap detaje rreth rastit.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit, teksa fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, e më pas në QKUK.

Organet e rendit po i marrin masat e nevojshme për ta zbardhur rastin./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat