Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime

Kronikë e zezë

Shtiu me armë zjarri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime

Më: 6 janar 2025 Në ora: 18:55
Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të Shtimes një person gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Pas hetimeve është arritur të identifikohet 53-vjeçari i cili ishte ftuar në stacionin e policisë në Shtime.

Policia njofton se i dyshuari dyshuari ka pranuar se më 26 dhjetor të vitit 2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar.

“Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin J. R (M/K), i moshës 53 vjeç, të cilin e kanë ftuar në stacionin e policisë në Shtime. I dyshuari ka pranuar se me datën 26.12.2024 e kishte përdorur armën e zjarrit, të cilën më pas e ka dorëzuar”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë). Ndaj tij është iniciuar rasti “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” & “Mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet tutje në komunikatën e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat