Gruaja në Lipjan e denoncon burrin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia

Kronikë e zezë

Gruaja në Lipjan e denoncon burrin për dhunë fizike e psikike, kërkon ndihmë nga Policia

Më: 7 janar 2025 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan, duke i shkaktuar lëndime, por edhe dhunë psikike.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat