Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e hënë në Rugovë të Pejës.
Policia njofton se plagosja ka qenë aksidentale.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.