Policia e Kosovës ka kryer bastisje në tri lokacione në komunën e Gjilanit, nën dyshimin se ka pasur të shtëna me armë zjarrin gjatë festës së fundvitit.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata, të llojeve të ndryshme.
Bëhet fjalë për një pistoletë, 262 fishekë të kalibrave të ndryshëm, leje armësh dhe gjashtë karikatorë.
“Tre persona te dyshuar janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.