Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy personanë Prizren pasi dyshohet se kanë demoluar vilat dhe shtëpinë e një të afërmi.
Në raportin ditor thuhet se rasti është cilësuar si armëmbajtje pa leje, asgjësim-dëmtim i pasurisë dhe dhunë në familje dhe ka ndodhur të hënën.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raporti 24-orësh të Policisë.
Tutje thuhet se vlera e demit raportohet të jetë e lartë.
Policia ka njoftuar se ka zhvilluar kontroll në shtëpinë e të dyshuarve.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.