Policia në Mitrovicën e Jugut ka konfiskuar dy armë, si dhe iu ka caktuar masën e ndalimit dy personave të martën.
Në njoftimin e policisë thuhet se në rastin e parë, një të dyshuari iu është bërë kontroll i detajuar, të cilit iu është gjetur një pistoletë, shkruan Insajderi.
Ndërkaq, në rastin e dytë, të dyshuarit tjetër i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ” mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.