Dy raste të dhunës në familje janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, pa u sqaruar lidhja familjare që kanë të dyshuarit me viktimat.
Në Drenas është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc / 07.01.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.”
Edhe në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj një gruaje, por ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë / 07.01.2025 – 10:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”