Policia në Pejë ka raportuar se më 7 janar disa persona kanë shtënë me armë zjarri në fshatin Cerkolez të Istogut.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 07.01.2025, rreth orёs 10:00, përmes njё videoincizimi ku shihen disa persona duke festuar me rastin e “Krishtlindjeve Ortodokse” nё fshatin Cerkolez-Istog dhe duke shtёnё me armё zjarri.”
Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe i njëjti ka thënë që ka armë tjera në shtëpi.
Atij i janë gjetur dhe sekuestruar:
– Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B
– Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё
– Njё (1) Pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm
– Njё (1) Pushkё Gjuetie
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit është liruar nё procedurё tё rregullt.