Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Kronikë e zezë

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Më: 8 janar 2025 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka realizuar tri operacione të befasishme në tri lokacione të ndara, me  ç ‘rast janë kapur tre personave të kërkuar me urdhër-arreste aktive për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit operacioni i parë është zhvilluar rreth orës 11:00, në rrugën “Rexhep Luci“ në  Prishtinë, ku është arrestuar një person i dënuar me shtatë muaj burg efektiv për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.

Operacioni i dytë thuhet se është ndërmarrë rreth orës 14:00, në rrugën “Xheladin Hana“ në  Prishtinë, ku Policia ka arrestuar të dyshuarën e dënuar me tetë vite burgim efektiv për veprat penale “Shpërlarja e parave” si dhe “Financimi i terrorizmit”.

Ndërkaq, operacioni i tretë bëhet e ditur se është realizuar rreth orës 15:00, në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, me ç’ rast pas lokalizimit të vendodhjes është arrestuar një i dënuar me 3 vite burg efektiv për veprën penale “Mashtrimi“.

“Të gjithë të arrestuarit, në përputhje me vendimet e gjykatës, u transferuan në qendrat përkatëse për vuajtjen e dënimit. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ndërmarrë veprime të shpejta ndaj atyre që tentojnë t’u shmangen pasojave ligjore, si dhe mbetet thellë e përkushtuar për ruajtjen e rendit dhe ligjit si dhe sigurisë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat