Pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana” e bëjnë për spital një 17-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana” e bëjnë për spital një 17-vjeçar në Ferizaj

Më: 9 janar 2025 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, po shtohen dita ditës në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodh edhe dje në Stacionin e Autobusëve, në Ferizaj, pasi një i mitur, 17-vjeçar u bë për spital nga persona tjerë, të rritur.

Media mëson se të dyshuarit janë pronarë të kompanisë së autobusëve “Albana”, që operon në linjën Ferizaj-Mirosalë.

Siç merr vesh media nga burimet e saja, viktima pasi kishte zbritur nga autobusi, njëri nga të dyshuarit e ftoi në një dhomë të vjetër brenda stacionit të autobusëve me arsyetimin se donte të fliste për pagesën mujore të biletës.

Por, aty situata ndryshoi kur viktima nisi të goditej me grushte në kokë dhe fytyrë.

Situata siç zbulon media është bërë edhe më e rëndë, kur i dyshuari tjetër, ka tentuar ta godasë 17-vjeçarin me një lopatë, por që më pas është ndaluar nga një shok i tij.

Të dy të dyshuarit më pas e kanë nxjerrë jashtë viktimën dhe e kanë kërcënuar. 

Pas sulmit, viktima është dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt, ku mori trajtim për lëndimet e marra. 

Policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë njërin nga të dyshuarit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat